Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West këndon për kohët e vjetra me Kim dhe nuk mban dot lotët!

Gjatë një organizimi për promovimin e albumit më të ri, West performoi këngën e tij më të re ‘Welcome to my Life”. Sipas një burimi për ‘The Sun’ që ndodhej aty, ai shpërtheu në lot pasi përfundoi së kënduari.

Është një këngë shumë e thellë dhe e trishtë për Kanye-n, pasi reflekton martesën e tij me Kim. Ai flet për fëmijët dhe se si ajo i mori gjithçka. Pasi këndoi këngë, ai ndaloi për dy minuta dhe qau. Ishte shumë prekëse.

Albumi mban emrin “Donda”, që në fakt është emri i mamasë së reperit që ka ndërruar jetë dhe pritet të publikohet ditën e premte.

Gjatë një episodi për “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ka treguar për problemet që ka hasur martesa e saj.

Kurrë nuk mendoja se isha vetëm… Mendoja se kisha fëmijët e mi dhe bashkëshortin që lëvizte nga njëri shtet në tjetrin dhe isha në rregull me këtë. Por pasi mbusha 40 vjeç kuptova që nuk dua një partner që jeton në një shtet komplet tjetër nga i imi.

West dështoi në tentativat e tij kur konkurroi për pozicionin e Presidentit në zgjedhjet e 2020-ës, ku dhe gjatë fjalimit të tij tregoi se ishte kundër abortit, duke harruar faktin se ai vetë për pak do të ishte abortuar dhe ish- bashkëshortja e tij, Kim e ka menduar abortin në lidnjen e vajzës së tyre, North.

Kjo kandidaturë e Kanye shkaktoi një krisje edhe më të madhr në martesën e tyre, derisa Kardashian firmosi letrat e divorcit në shkurt të këtij viti. Ish- çifti kanë rënë dakord për ndarjen e kujdestarisë së katër fëmijëve të tyre North, Chicago, Saint, dhe Psalm.