Celebrities Design Showbiz

Kanye West nuk ndalet, së fundmi vjen me një projekt që nuk ka aspak lidhje me muzikën!

Pasi fitoi vendin e parë në “Billboard 200” me albumin e tij DONDA këtë javë dhe debutoi me disa ngjyra të tjera adidas YEEZY, Kanye West duket se do të zgjerojë më tej perandorinë e tij duke u “zhytur” në fushën e produkteve të shtëpisë.

Pas ndryshimit të emrit të tij në “Ye”, raportet thonë se kompania e reperit 44-vjeçar “Mascotte Holdings Inc.” ka paraqitur një aplikim për markë tregtare për një linjë të produkteve të shtëpisë të etiketuara me emrin e tij origjinal “Kanye West”.

Gazeta ka marrë dokumentet ligjore që nxjerrin në pah dëshirën e kompanisë për të prodhuar peshqirë, perde dushi, perde tekstili, pllaka dhe lloje të ndryshme batanije duke përdorur materiale të tilla si lesh kashmiri dhe mëndafshi.

Është e paqartë nëse dëshira e Ye për produktet shtëpiake është në përputhje me projektin e mundshëm të Kim Kardashian “KKW Home”, të cilin kompania e saj e ka paraqitur për një markë tregtare vitin e kaluar, pasi të dy sipërmarrjet e ardhshme paraqitën të njëjtin lloj produkti në aplikacione.

Rikujtojmë, se Kanye më në fund ka publikuar albumin e shumëpritur “DONDA”, tashmë në çdo platformë transmetimi. Reperi e filloi njoftimin e albumit të ri dy vjet më parë. Ai organizoi tre festa, ku mysafirët mund të dëgjonin disa nga këngët dhe për një kohë jetoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për t’u përqendruar në procesin e regjistrimit.

Si gjithmonë me Kanye, ka shumë për të diskutuar. Këtu në këtë link janë pikat më të mëdha për të folur rreth albumit të tij. Ndërkaq, ditët e fundit është spekuluar se Kanye ka tradhëtuar bashkëshorten e tij Kim Kardashian pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë. Projekti muzokor “Hurricane” i reperit i ka bërë fansat që të flasin pasi sipas tekstit të saj, ata aludojnë se ai rrëfen tradhëtinë e tij.