Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West mund ta ketë tradhëtuar Kim Kardashian por…

Reperi i njohur Kanye West ka ndezur spekulimet se ai tradhëtoi bashkëshorten e tij Kim Kardashian pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë. Projekti muzokor “Hurricane” i reperit i ka bërë fansat që të flasin pasi sipas tekstit të saj, ata aludojnë se ai rrëfen tradhëtinë e tij. Në tekst thuhet:

Këtu unë po veproj si shumë i pasur / Këtu shkoj me një vajzë të re / Dhe e di cila është e vërteta / Ende luaj pas dy fëmijëve / është shumë e vështirë për t’u përballuar kur jeta jote është gjithmonë në lëvizje.

Disa burime pranë reperit shprehen mbi kuptimin e mundshëm të këngës së tij se:

Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që bëri keq dhe duke marrë përgjegjësi për prishjen e martesës së tyre.

Një tjetër i afërt me Kanye-n ka thënë se “vajza e re” e përmendur në tekstet e “Hurricane”, nuk është një shenjë se ai nuk është një shenjë se ai e tradhëtoi Kim me supermodelen Irina Shayk, nga e cila thuhet se u nda muajin e kaluar.

Nëse e lexon me kujdes tekstin e këngës, ai i referohet tradhtisë së tij gjatë martesës me Kim, edhe pas dy fëmijëve.

Thuhet se Kanye West e tradhtoi Kim Kardashian menjëherë pasi ajo solli në jetë djalin e tyre, Saint. Pavarësisht tradhtisë, Kim nuk hoqi dorë nga bashkëshorti i saj, pasi ata patën edhe dy fëmijë të tjerë para se t’i jepnin fund martesës. Gjërat që ndikuan negativisht në martesë ishin kandidimi për president të SHBA i Kanye-s, ndërsa tradhtia e tij dhe lufta me alkoolin çuan drejt divorcit.

Pavarësisht këtyre, duket se Kim nuk e ka braktisur idenë e një rikthimi me ish-bashkëshortin e saj. Përkundrazi, ajo është e hapur ndaj kësaj ideje dhe duket se po e vonon procesin e divorcit. Burime pranë saj thonë se:

Kim nuk po e nxiton procesin e divorcit. Ajo dhe Kanye janë në një marrëdhënie të mirë tani dhe ajo nuk është në një afat kohor të nxituar për të çuar përpara divorcin. Kanye është shprehur se ai dëshiron që ajo të kthehet, dhe Kim është e hapur për të, por dëshiron që të përqendrohet së pari në rindërtimin e themelit dhe miqësisë së tyre përsëri më të fortë.

Duket se nuk ka mbaruar ende çdo gjë për çiftin dhe se ndoshta pjesëmarrja e Kim në promovimin e albumit të ish-bashkëshortit të saj ishte fatsjellëse. Performanca e reperit Kanye në Soldier Field në Çikago erdhi edhe me disa të ftuar special, por më e veçanta ishte pikërisht Kim, e cila e la publikun me gojë hapur kur u shfaq me një fustan nusërie. Kim doli me një fustan të bardhë nusërie nga Balenciaga Couture gjatë këngës “No Child Left Behind”, kënga përmbyllëse e mbrëmjes. Ky detaj mund të ketë qenë një ogur i mirë për marrëdhënien e tyre.