Celebrities Gossip Showbiz

Keisi Medini dhe Dj Geek po vijnë me një bashkëpunim?

Një nga lidhjet më të komentuara të showbiz-it tonë ka qenë padyshim ajo e Dafina Zeqirit dhe Dj Geek. Pas ndarjes së dyshes, Dafina u përfol kudo në media se ka nisur një romancë të re. Kudo po qarkullojnë pamjet ku shihen Dafina me të dashurin e saj të ri të fotografuar në Prishtinë. Mes tyre nuk mungojnë as momentet pasionante, si prekjet dhe përqafimet.

E mesa duket jo vetëm për Dafinën, por edhe për Dj Geek po përflitet se ka nisur një jetë të re dhe partnerja që spekulohet të jetë është ish- banorja e ‘BBV 2’, Keisi Medini. Dyshimet fillimisht nisën pasi dyshja u panë së bashku në një restorant të Prishtinës, shoqëruar nga mikesha e këngëtares.

Por, Prive bënë të ditur se Keisi në Prishtinë po punon në disa projekte të reja me ndihmën e Geek. Një prej tyre do të jetë dhe një bashkëpunim madje mes dyshes. I pari pritet të publikohet në 2-3 javët e ardhshme.

Dafina Zeqiri ka realizuar së fundmi një intervistë ndryshe me gazetarin Berat Buzhalën. Këtë periudhë këngëtarja është përfolur shumë për jetën e saj personale, ndarjen nga Dj Geek. Në këtë intervistë ajo u shpreh se sipas saj ajo prandaj lidhet dhe krijon diçka që të ketë një copëz private nga e gjithë jeta e saj e ekspozuar. Madje Dafina shtoi se në ditët e sotme është bërë shumë e vështirë të njohësh dikë, pasi fjalët përhapen shpejt.

Në industrinë e muzikës si grua nuk ke kohë të dalësh në takim me dikë apo të njohësh dikë. Jo se nuk ke dëshirë, por ose ai që po del shkon dhe iu thotë të gjithëve ose ta ngjisin njerëzit. Ndërkohë unë akoma nuk arrita ta njoh. Kjo e bën shumë të vështirë ta kuptoj nëse ai person po del sepse më pëlqen apo se jam Dafina.