Një ngatërresë teknike bëri që fotografia e Justin Bieber të bëhet virale në rrjet dhe të shkaktojë shumë të qeshura, me fansat që filluan të komentonin se sa ‘këmbë seksi ka këngëtari’. Për të qenë më të qartë, së fundmi ka ndodhur një ngatërresë e cila ka bërë që reklama e tij të bashkohet me një tjetër të linjës së të brendshmeve të Kim Kardashian.

Tabela gjigante e markës “Balenciaga” në një ndërtesë në Sunset Strip të Los Angelesit, e shfaqi artistin duke pozuar me xhaketë lëkure, por siç tregohet, ai ka humbur gjysmën e poshtme diku gjatë rrugës. Në vend të barkut dhe këmbëve të tij me veshje serioze, shihet pjesa e poshtme e trupit që i përkasin një femre që reklamon “SKIMS”, kompaninë e të brendshmeve të Kim Kardashian. Disa komente shkruanin:
Është mjaft qesharake, duket pothuajse e qëllimshme për shkak të asaj se sa mirë lidhet pjesa e sipërme e Justin Bieber me pjesën e poshtme të “SKIMS”.
https://www.instagram.com/p/CRrIaPWHP0O/?utm_source=ig_embed&ig_rid=823dfbf5-855e-483e-b8a3-e186f28880e7
Edhe krahët e modeles së markës “SKIMS” duket se përputhen pothuajse në mënyrë perfekte me këngëtarin e famshëm kanadez. Sigurisht, ky duhej të ishte një gabim i madh, por mendohet se në fakt fotografia mund të jetë shkrepur në momentin e shkëmbimit të reklamave me njëra-tjetrën. Disa ndjekës madje filluan të bënin shaka se kjo ndoshta është një shenjë e një bashkëpunimi të ardhshëm të Justin Bieber me markën “SKIMS”.
Rikujtojmë se, Justin Bieber është klasifikuar si artisti më i transmetuar i Spotify i të gjitha kohërave, me një mesatare prej më shumë se 83.3 milionë dëgjues mujorë, sipas “TMZ”. Suksesi i albumit të tij të ri “Justice”, i publikuar në muajin mars dhe projekti me The Kid LAROI, i titulluar “Stay”, i cili ka qëndruar në vendin e parë të Billboard për gjashtë javë rresht, ndihmoi në rritjen e numrit të tij në këtë platformë.