Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtari Adam Levine mohon lidhjen me modelen Sumner Stroh por pranon se ka gabuar diku!

Së fundmi këngëtari i njohur Adam Levine ka mohuar thashethemet se ka pasur një lidhje me modelen Sumner Stroh, e cila në disa postime në rrjete sociale ka pretenduar një gjë të tillë. Këngëtari i Maroon 5 nëpërmjet një postimi në InstaStory tha se:

Unë nuk kam pasur një lidhje me të megjithatë, kam kaluar kufirin gjatë një periudhe të penduar të jetës sime.

43 vjeçari tha se veprimet e tij në raste të caktuara u bënë të papërshtatshme.

Unë e kam adresuar këtë dhe kam ndërmarrë hapa proaktivë për ta korrigjuar këtë me familjen time. Të isha kaq naiv dhe aq budalla sa të rrezikoja të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë. Nuk do ta bëj më kurrë. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Ne do ta kalojmë këtë së bashku. Gruaja ime dhe familja ime janë gjithçka që më intereson në këtë botë.

Rikujtojmë se Levine është i martuar me modelen e ‘Victoria’s Secret’, Behati Prinsloo që nga viti 2014. Dyshja kanë vajzat Dusty Rose, 5 vjeçe dhe Gio Grace, 4-vjeçe dhe janë në pritje të fëmijës së tretë të tyre. Levine dhe Prinsloo u fejuan në korrik 2013 dhe u martuan një vit më vonë para 275 të ftuarve në Los Cabos të Meksikës. Në korrik të vitit 2016, u konfirmua se dyshja do të mirëpritnin fëmijën e tyre të parë.

Prindërit e lumtur vazhduan të zgjerojnë familjen e tyre për herë të dytë me tre vjeçaren e tyre Gio Grace, e cila lindi në vitin 2018. Adam, i cili ishte në jurinë e “The Voice” nga viti 2011 deri në 2019, një herë tha në emision se sekreti i një martese të lumtur ishte të pranonte se gruaja e tij ka ‘gjithmonë të drejtë’. Mesa duket ata të dy e kanë gjetur çelësin ose më saktë sekretin e funksionimit për mrekulli të martesës së tyre të lumtur.