Celebrities Music

Këngëtari dhe kantautori i njohur Noel Gallagher na zbulon më shumë nga jeta e tij…

Këngëtari i njohur britanik Noel Gallagher hyn në studion e tij të regjistrimit dhe njofton se është në gjendje ‘hangover’. Ai ka një arsye të mirë: jeta po rilind, dielli po shkëlqen jashtë dhe një ditë më parë, këngëtari dhe kompozitori kishte qenë në Stadiumin Wembley duke parë skuadrën e tij të dashur “Manchester City” duke fituar edhe një trofe tjetër.

Futbolli është një nga tre pasionet e tij të vetë-rrëfyera në jetë, të tjerët janë muzika dhe familja e tij. Ai shprehet për veten dhe gruan e tij, znj.Sara MacDonald se:

Ne jemi njerëz shumë të shoqërueshëm. Unë isha në një festë mbrëmjen e kaluar dhe kishte njerëz që thoshin se do t’u pëlqente shumë të ishin në shtëpi për muaj dhe të mos kishin për çfarë të mendonin. Kjo është krejt e kundërta e familjes time, ne mezi prisnim të dilnim. 

Tashmë 54-vjeç dhe një version më i butë i udhëheqësit të sertë, të asaj që ishte banda më e madhe dhe më e besueshme në botë e rock-ut, Gallagher pranon se ai është një optimist nga natyra. Kjo shumë është e dukshme nga këngët e shumta ikonike që ai ka shkruar për të kaluar një kohë të mirë, si për Oasis ashtu edhe si një artist solo.

Ai pohon se kishte gjëra pozitive që dolën nga përvoja e karantinimit, jo më pak të qenit në gjendje të nxjerrë një projekt të pasur krijues, që do të thotë se ai tani është shumë përpara afatit në albumin e tij të ardhshëm solo. Por në një nivel personal, ai pranon që optimizmi i tij u testua.

Shkollimi në shtëpi ishte i vështirë për fëmijët. Fëmijët e mi nuk duan t’ja dijnë për asgjë në shumicën e kohës, aq më pak kur janë ulur në kuzhinën e tyre, veshur me të mbathura, duke bërë ndërkohë që duhet të mësojnë diçka. Donovan, më i madhi nga dy fëmijët e tij, është 13-vjeç, dhe sapo kishte filluar në një shkollë të re kur hyri në fuqi bllokimi i dytë në Mbretërinë e Bashkuar. Sonny, djali tjetër, është gati 11-vjeç, ndërsa Anais, vajza e tij nga martesa e parë, tani është 21-vjeçe.

Unë kisha dy djem të vegjël kur shkova në turne në vitin 2017 dhe kur u ktheva në 2019, njëri prej tyre po më quan ‘plako’, dhe tjetri ka veshur stoli dhe duke folur me zhargon. Fillova të pyesja veten sa kohë kam qenë larg?

“Të qenit i mbërthyer në shtëpi ishte më e vështirë për Donovan”- thotë ai.

Ai është në atë moshë ku ti nuk e di kush je. Ti e kupton me kalimin e viteve përmes përvojave tuaja të jetës, por nëse nuk keni asnjë të tillë, interneti vendos se kush jeni. Ju nuk duhet t’i lini fëmijët tuaj të tërheqin vëmendjen drejt internetit, por çfarë të bëni?

Donovan, thotë për djalin e tij se ai ka hyrë në vitet e errëta të adoleshencës dhe është nënshtruar në mënyrë agresive nga gjithçka, duke përfshirë edhe vëllain e tij të vogël, ndërsa Sonny është djali më i lehtësuar, më i lumtur dhe më me fat që mund të takoni. Në përgjithësi, këta dy vëllezër “shkojnë mirë”, sipas Noel.

Shtatorin e kaluar, çifti dhe dy djemtë e tyre u zhvendosën nga Londra dhe u vendosën në Hampshire. Duke pasur hapësirë shtesë, ndohmoi si proces, veçanërisht kur ‘ethet e kabinës’ filluan dhe u duk sikur të gjithë ishin ‘duke u njohur më shumë njëri-tjetrin’.

Vënia në punë e studios së tij ishte një tjetër bekim, ai që erdhi në kohën e duhur, duke i ofruar atij një strehë krijuese dhe një arratisje nga periferia.

Ju e kaloni momentin e krizës së mesme kur blini një pallto gëzofi dhe këpucët tuaja janë më të shtrenjta se shtëpia e mamasë suaj.

Ai e përshkruan qëndrimin para pasqyrës, duke biseduar me gruan e tij ndërsa mbërthente një helmetë çiklizmi nën mjekër për herë të parë:

A duhet të mbaj helmetë? Nëse goditeni nga një traktor i ndyrë dhe ju përfundoni në një hendek, me siguri do të përfundoni në një karrocë. Ndoshta gruaja më e keqe në botë me të cilën mund të kalosh eksperiencën në një karrocë, do të ishte gruaja ime. Ajo do të më linte në një cep, përballë këndit dhe do të thoshte:”Unë do të kthehem pas dy ditësh.”

Gallagher dhe MacDonald u takuan në “Space”, klubi legjendar i natës në Ibiza, në verën e vitit 2000. Kohët e fundit ai ndaloi së përdoruri drogë dhe martesa e tij e parë ishte prishur. Ai mori numrin e saj, të cilin, ai pranon, se e donte si një “artifakt fetar”.

Sot i veshur thjesht, me atlete të bardha, me një këmishë me kuadrata mbi një bluzë të bardhë, Gallagher është sinonim i një kohe dhe vendi, dhe megjithatë kontributi i tij i madh në kulturë gjatë 30 viteve të fundit, një libër këngësh që e vendos atë në kompaninë më të rrallë; duke jetuar jetën “rock ‘n’ roll” në kuptimin e plotë të fjalës, e bën atë të ndihet jo më pak i njohur personalisht.

Zëri, vetullat, zgjuarsia. gjë që e bën atë një shoqëri argëtuese në mënyrë të besueshme, janë pjesë të rëndësishme të paketës, por po ashtu edhe flokët, të rregulluar, si gjithmonë, në një stil që është ekskluziv për të.

Ai nuk heziton kur pyetet se çfarë u bëri flokëve të tij një helmetë çiklizmi dhe mungesa e mirëmbajtjes së rregullt.

Unë kam flokë irlandezë, kështu që ato rriten anash. Kishte raste kur unë dukesha si një i burgosur në grevë urie, e cila nuk ishte idealja.

Ai rrëfen një takim me mjekun e tij për të folur në lidhje me vaksinën dhe pse dyshonte për marrjen e saj.

Mjeku më tha: ‘Cili është problemi?’ i thashë se ishte rënia e flokëve. Nëse humbas një fije floku, nuk do e marrë. ‘Z. Gallagher’,-më tha ai, ‘nuk ka asnjë provë që sugjeron se do të humbasësh flokët tuaj.

Por, çfarë ndodhë nëse ai fillon të humbasë flokët e tij? A do ta konsideronte ndonjëherë Noel Gallagher një transplant flokësh?

Unë nuk mendoj kështu. Dua të them, ne po jetojmë në epokën e kapeleve qesharake.

Pas 18 vitesh, shtatë albumeve në studio dhe 22 hite radhazi në “Top 10 Britanike”, Noel Gallagher la grupin “Oasis” në 2009.

Grupet muzikore janë të çuditshme. Ju e filloni si të rinj dhe përfundoni duke u bërë baballarët e moshës së mesme dhe gjithçka që merr të tatëpjetën. Sigurisht, ai e kupton zhurmën që ekziston për një ribashkim, por nuk ofron asnjë tregues që ka të ngjarë:

Ju nuk e kuptoni seriozisht nëse nuk keni qenë vërtet në të. Pasi ta keni lënë, nuk ka më kthim prapa. Nuk ka kuptim të kthehem prapa.