Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtari i grupit “BTS”, Suga rezulton pozitiv me COVID-19!

Këngëtari i grupit të njohur korean “BTS”, Suga së fundmi ka rezultuar pozitiv me koronavirus pasi u kthye nga koncerti në Shtetet e Bashkuara. 28-vjeçari , emri i vërtetë i të cilit është Min Yoon-gi, u konfirmua se ishte infektuar me virusin të premten gjatë vetëkarantinimit të tij pas kthimit në shtëpi të enjten.

Kompania e tij tha se ai kishte marrë dozen e dytë të vaksinimit kundër COVID-19 në gusht, nuk kishte rënë në kontakt me asnjë anëtar tjetër kohët e fundit dhe nuk po shfaqte asnjë simptomë. Në deklaratë thuhej se:

Ai aktualisht është në shtëpi duke u kujdesur për veten e tij. Ne e shohim shëndetin e artistëve si prioritetin tonë kryesor dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar Suga-n në shërimin e tij sa më të shpejtë.

Grupi ka pasur një sërë angazhimesh në Shtetet e Bashkuara pasi mbajtën koncertet e tyre të para në Los Angeles që nga fillimi i pandemisë. Kur pandemia përfshiu botën, ‘BTS’ shtyu dhe më pas anuloi turneun e tyre global që përfshite gati 40 koncerte, duke iu drejtuar shfaqjeve online.

Rikujtojmë se “BTS” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve së fundmi teksa performonin një pjesë të Beatles-on-Abbey-Road. Ata ishin të ftuar në “Late Late Show with James Corden”, ku djemtë dolën në rrugë për të performuar këngët e tyre hit “Butter”, “Permission to Dance” dhe “Dynamite”. Në fillim grupi i përbërë nga RM, Jin, Jimin, J-Hope, Jungkook, Suga dhe V, biseduan me James dhe më pas nisën performancën e tyre.

Vlen për t’u përmendur se grupi i njohur dhe më i dashur kanë sjellë dhuratën e tyre të parë dhe shumë të veçantë për këtë sezon festash. Të gjithë ne e kemi dëgjuar të paktën një herë hitin e njohur “Buttter” por tashmë kemi ndryshime dhe surpriza mjaft të bukura.