Celebrities Music Showbiz

BTS sjellin dhuratën e parë të Krishtlindjeve për këtë vit dhe padyshim që të gjithë do ta duan pafund!

Më në fund grupi i njohur dhe më i dashur “BTS” kanë sjellë dhuratën e tyre të parë dhe shumë të veçantë për këtë sezon festash. Të gjithë ne e kemi dëgjuar të paktën një herë hitin e njohur “Buttter” por tashmë kemi ndryshime dhe surpriza mjaft të bukura.

Për këtë sezon ata kanë sjellë një pamje krejt të re, festive të këngës së tyre hit “Butter”. Bëhet fjalë për një remix ku përveç hitit të tyre ata kanë bërë bashkë edhe melodinë e këngës popullore të Krishtlindjeve.

Padyshim mund të themi tani që grupi i njohur i ‘BTS’ janë artistët e vitit 2021. Në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve të ‘American Music Awards 2021’ ata ishin artistët më të vlerësuar të natës pasi morën në shtëpi jo një, jo dy por tre çmime të ‘American Music Awards’ i cili u zhvillua në Los Angeles.

Yjet e grupit korean, të cilët numërojnë me miliona fansa dhe ndjekës në të gjithë botën janë shprehur se:

Faleminderit AMA. Ne jemi vërtet të nderuar që jemi në këtë skenë me artistë kaq të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm këtu. Jemi shumë të nderuar. Katër vjet më parë, ne kishim dhënë për herë të parë këtë shfaqje live televizive në këtë fazë AMA. Ne ishim kaq të emocionuar dhe nervozë në atë kohë. Dhe ka qenë një udhëtim i gjatë dhe i mahnitshëm që atëherë, por askush nuk mund të kishte vënë kurrë bast mbi shanset që ne të qëndronim këtu për të marrë këtë çmim tani. Ne thjesht duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur me muzikën tonë. Ne besojmë se ka një botë për të hapur në fillim të kapitullit tonë të ri. Ne kemi mësuar në dy vitet e fundit se çdo moment është i çmuar.