Celebrities Showbiz

Këngëtarja e famshme Christina Aguilera i del në krah Britney Spears pas situatës së vështirë që ajo po kalon!

Ditën e hënë, këngëtarja 40-vjeçare, Christina Aguilera, postoi një shkrim të gjatë në “Twitter” duke i ofruar mbështetje Britney Spears, e cila u ve në qendër të vëmendjes mediatike javën e kaluar pas deklaratës së saj në seancë gjyqësore për t’i dhënë fund kujdestarisë nën të cilën ajo ishte për gati 13 vjet. Aguilera tha se:

Këto ditët e fundit kam menduar për Britney dhe gjithçka që ajo po kalon. Është e papranueshme që çdo grua, apo njeri, që dëshiron të ketë nën kontroll fatin e vet, të mos lejohet të jetojë jetën siç dëshiron. Të rrish e heshtur, e injoruar, të tallesh apo të të mohohet mbështetja nga ata që janë ‘të afërt’ me ty është gjëja më shkatërruese dhe përçmuese që mund të imagjinohet. Dëmi psikologjik dhe emocional i shkaktuar nuk mund të merret kurrësesi lehtë.

Ajo vazhdon:

Çdo grua duhet të ketë të drejtën për trupin e saj, sistemin e vet riprodhues, privatësinë e saj, hapësirën e saj, shërimin e saj dhe lumturinë e saj.

Këngëtarja e mbyll shkrimin e saj me fjalët:

Bindja dhe dëshpërimi i kësaj lutjeje për liri më bën të besoj se ky person që dikur e njihja ka jetuar pa dhembshuri ose mirësjellje nga ata që e kishin nën kontroll. Për një grua që ka punuar në kushte dhe presion të paimagjinueshëm për shumicën, ju premtoj se ajo meriton të gjithë lirinë e mundshme për të jetuar jetën e saj e lumtur.