Këngëtarja e njohur Cher ka zbuluar se kaloi shumë vite pa e ditur emrin e saj të vërtetë, duke qenë se kishte besuar për një kohë të gjatë se emri i saj ishte Cherilyn.
Në kujtimet e saj, të titulluara “Cher: The Memoir”, të publikuara më 19 nëntor, ajo ka treguar se ishte e “tronditur” kur më në fund vendosi të ndryshonte ligjërisht emrin e saj në thjesht “Cher”.
Në kujtimet e saj, fituesja e Grammy-t zbulon se në fakt emri i saj i vërtetë, i regjistruar në certifikatën e lindjes, ishte “Cheryl”, dhe se ky emër i ishte dhënë nga nëna e saj në maj të vitit 1946. Cher e kuptoi këtë pas shumë vitesh, kur në vitin 1979 vendosi të ndryshonte emrin e saj ligjërisht dhe të përdorte thjesht “Cher”, duke shmangur pyetje të shumta për tituj të ndryshëm si “zonja Allman” apo “zonja Bono”.
Në një intervistë në “The Tonight Show With Johnny Carson”, këngëtarja shpjegoi se ndryshimi i emrit ishte një hap i natyrshëm për të shmangur konfuzionin dhe për të pasur një identitet të thjeshtë dhe të qartë:
Cher është mirë. Thjesht Cher.
Në librin e saj, Cher gjithashtu ndan detaje të tjera të jetës së saj personale, duke përfshirë marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortët Sonny Bono dhe Gregg Allman, dhe ulje-ngritjet e martesave të saj të shkurtra.