Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur Jessie J bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja e njohur Jessie J ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë. Krijuesja e shumë hiteve, ka mirëpritur fëmijën me basketbollistin Chanan Safir Colman, me të cilin mendohet se është në një lidhje prej një viti. Duke zbuluar lajmin përmes një postimi në InstaStory, 35-vjeçarja zbuloi se lindi një javë më parë.

Ajo shtoi se dashuria që ndjen për të birin është e papërshkrueshme dhe se është mirënjohëse për shëndetin e tij.

Një javë më parë e gjithë jeta ime ndryshoi. Djali im erdhi në këtë botë dhe zemra ime u rrit dy herë më shumë. Ndjenja është e papërshkrueshme. Është e gjithë bota ime. Për të gjithë ju që keni ndjekur rrugëtimin tim deri në këtë moment, ju falënderoj për gjithë dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Autorja e hitit “Price Tag” njoftoi në janar se po priste një fëmijë. Jessie ka treguar më parë se të bëhej nënë është gjithçka që kishte ëndërruar, me shtatzëninë që vjen 13 muaj pasi ajo pësoi një abort në nëntor 2021. Që atëherë, Jessie ka vazhduar t’u japë fansave një pamje të shkurtër të rrugës së saj drejt mëmësisë, duke ndarë foto me barkun e saj të rrumbullakosur në rrjetet sociale. Ylli i famshëm zbuloi në prill të vitit të kaluar romancën me basketbollistin.