Gossip Showbiz

Këngëtarja e njohur serbe nuk rezervohet aspak, i propozon për martesë Bill Gates!

Pak ditë më parë manjati amerikan Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda i dhanë fund martesës së tyre 27-vjeçare. Dhë nëse nuk e dinit, pasuria e tyre kap shifrën marramendëse prej 127 miliardë dollarësh.

Ndarja e Bill nga ish-bashkëshortja e tij u bë bujë e madhe mediatike dhe pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i parë nga vajza e dyshes së njohur, Jennifer Gates.

Nuk kemi dyshime që pas këtij lajmi të shumta janë gratë që duan të zëvendësojnë ish-gruan e tij, Melinda-n. Së fundmi, ka qenë këngëtarja serbe Neda Ukraden e cila ka lënë një koment në një nga postimet e Gates në Instagram duke i shprehur se dëshiron të plaket me të.

“Eja të plakemi së bashku”.

Po ju, si mendoni? A do t’i japi themeluesi i “Microsoft” 70-vjeçares një shans për të qenë partnerja e ardhshme e jetës?

Në fakt për këtë divorc ju mund të mendoni se ka qenë më i kushtueshmi në histori por jo. Ky titull i takon Jeff Bezos, themeluesit të Amazonës që ndau pasurinë prej 150 miliardë dollarësh me gruan e tij MacKenzie në vitin 2019 pasi u zbulua lidhja e tij me Lauren Sanchez.