Celebrities Showbiz

Pas ndarjes së bujshme të Bill Gates nga Melinda, vjen dhe reagimi i parë nga vajza e tyre!

Pas 27 vitesh bashkëjetesë, themeluesi i “Microsoft” Bill Gates, është ndarë nga nga gruaja e tij, Melinda Gates. Këtë e ka njoftuar vetë manjati amerikan para pak ditësh nëpërmjet një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’.

Ndarja e Bill nga ish-bashkëshortja e tij u bë bujë e madhe mediatike dhe pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i parë nga vajza e dyshes së njohur, Jennifer Gates. Nëpërmjet një postimi në Instastory 25-vjeçarja ka shprehur:

Deri më tani, shumë prej jush kanë dëgjuar lajmet që prindërit e mi po ndahen. Ka qenë një periudhë sfiduese për të gjithë familjen tonë. Unë jam ende duke mësuar se si të mbështes më së miri procesin dhe emocionet e mia, si dhe anëtarët e familjes në këtë kohë dhe unë jam mirënjohëse për hapësirën për ta bërë këtë.

Unë personalisht nuk do të komentoj më tej për asgjë rreth ndarjes, por ju lutem ta dini se fjalët tuaja të mira dhe mbështetja kanë kuptimin e botës për mua. Faleminderit për kuptimin e dëshirës sonë për privatësi ndërsa ne lundrojmë në fazat e ardhshme të jetës sonë.

Rikujtojmë, se Bill Gates ka parashikuar fundin e vitit 2022 si kohën më të mundshme që bota t’i rikthehet normalitetit nga pandemia koronavirus.