Lifestyle

Keni probleme me gërhitjen? Provoni kurën me vaj ulliri

Përfitimet shëndetësore që marrim nga vaji i ullirit janë të panumërta. Një prej përfitimeve që vijnë nga përdorimi i vajit të ullirit është eliminimi i gërhitjes. Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën.

Gërhitja ndodh gjatë thithjes së ajrit nga rrugët e frymëmarrjes. Zakonisht gërhitja konsiderohet si çrregullim i gjumit por sipas të dhënave të AgroWeb.org, mund të ketë pasoja serioze mjekësore. Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica prej tyre nuk kanë rezultuar efikase. Ndonëse nuk ka një kurë mrekulli-bërëse kundër gërhitjes, duhet pranuar që disa ndryshime në stilin e jetesës dhe receta tradicionale e natyrale mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të saj.

Si Të Përdorni Vajin E Ullirit Kundër Gërhitjes Dhe Shumë Problemeve Të Tjera
Merrni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe pijeni çdo natë përpara se të bini për të fjetur. Vaji i ullirit lubrifikon fytin dhe zbut gërhitjen. Vajin e ullirit mund ta pini çdo ditë edhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq dhe për të mirëmbajtur nivelin e tensionit të gjakut, sipas të dhënave të AgroWeb.org.

Konsumoni rregullisht vaj ulliri për të ulur rrezikun e qelizave tumorale. Vaji i ullirit është i pasur me vitaminat A dhe E. Këto vitamina eliminojnë rrudhat e lëkurës, e zbusin dhe e mbajnë atë të lëmuar. Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit.

Rekomandime Të Tjera Për Gërhitjen
Rënia në peshë rekomandohet për të gjithë njerëzit që gërhasin. Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon për të ndaluar këtë problem. Tonifikimi i muskujve dhe atyre të qafës mund të pakësojë gërhitjen./AgroWeb