Gossip Showbiz

Keni zbuluar se ju tradhëton?! Ka edhe më keq se kaq, partneri i Amber Rose e ka tradhëtuar atë jo me 1 por me 12 gra!

Së fundmi, modelja e njohur Amber Rose ka akuzuar partnerin e saj Alexander Edwards për tradhëti. Përmes rrjeti të saj social, Instagram, Amber tregoi se babai i djalit të saj e ka tradhëtuar me të paktën 12 gra. Amber Rose ndau me ndjekësit një Instastory mbi lidhjen e saj të gjatë me Alexander Edwards dhe e akuzoi atë për tradhëti ndaj saj me të paktën 12 gra.

Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar jashtë syrit të mediave. Të gjithë e dinit që ai ishte në një lidhje dhe me një fëmijë dhe vendosët ta pranonit gjithsesi. Unë i pashë të gjitha mesazhet. Të gjithë ishit të vetëdijshëm, por nuk më keni asnjë borxh të më jeni besnikë, kështu që nuk ka rëndësi.

Gjithashtu ajo u shpreh se nuk do t’i zbulojë publikisht emrat e grave që kishin një lidhje me Alexander sepse nuk është qëllimi i saj të shkatërrojë jetën e njerëzve.

Nuk mund të jem më e vetmja që luftoj për familjen time. Unë kam qenë kaq besnike dhe transparente, por nuk kam marrë të njëjtën energji në këmbim. Mungesa e besnikërisë dhe e respektit është qesharake dhe unë i jap fund. Jam lodhur duke u abuzuar mendërisht dhe emocionalisht nga njerëzit që i dua. Kam vuajtur në heshtje për një kohë të gjatë dhe nuk mund të duroj më. Kjo është arsyeja pse kam qenë kaq e qetë. Nuk pranoj të lejoj që dikush të më dëmtojë më. Qoftë familje apo kushdo.