Celebrities Gossip Showbiz

Keqpërdorim i fotove të aksidentit, e veja e Kobe Bryant dëmshpërblehet dhe ja se çfarë do të bëjë me paratë!

Së fundmi e veja e Kobe Bryant, Vanessa ka zgjidhur pretendimet e saj të mbetura kundër Qarkut të Los Angelesit për keqpërdorimin e fotografive nga rrëzimi i helikopterit që shkaktoi vdekjen e bashkëshortit të saj, Kobe Bryant, dhe vajzës, Gianna Bryant në një shumë për gati 30 milionë dollarë. Gushtin e kaluar, një juri i dha Vanessa Bryant 15 milionë dollarë për pretendimet e saj federale.

Bryant gjithashtu shtoi dy vajzat e saj më të vogla Capri dhe Bianka në marrëveshje për të finalizuar kërkesën. Ndërkaq, avokati i Bryant, Luis Li tha se:

Sot shënohet kulmi i suksesshëm i betejës së guximshme të zonjës Bryant për të mbajtur përgjegjës ata që u përfshinë në këtë sjellje groteske. Ajo luftoi për burrin e saj, vajzën e saj dhe të gjithë ata në komunitet, familja e të cilëve u trajtua me të njëjtën mungesë respekti.

Li ka thënë më parë se Bryant do t’i dhuronte të ardhurat nga padia për Fondacionin e saj Sportiv Mamba dhe Mambacita, i cili nderon bashkëshortin dhe vajzën e saj të ndjerë. Bryant ka thënë se ajo donte që paratë ‘të hidhnin dritë mbi trashëgiminë e Kobe dhe Gigit’. Kujtojmë se Kobe Bryant la pas 3 vajza, Natalia Bryant 19-vjeçe, Bianka 6-vjeçe dhe vogëlushen 2–vjeçe, Capri.