Celebrities Showbiz

Këtë veshje në veçanti, Paris Hilton e paska urryer plotësisht!

Paris Hilton mund të jetë shumë e apasionuar pas veshjeve dhe i pëlqen shumë e bukura, por ka një veshje në veçanti që asaj nuk i paska pëlqyer aspak. Paris nuk i pëlqenin aspak fustanet e shoqërueses në dasmën e motrës së saj.

Në episodin “Paris in Love”, 40-vjeçarja zbuloi se ajo i urrente fustanet e shoqërueses së nuses, Nicky Hilton Rothschild, që kishte zgjedhur për dasmën e saj në vitin 2015. Ajo u shpreh se:

Ne i urrenim fustanet e shoqërueseve të nuses. Fustanet e shoqërueses së nuses të Nicky-t ishin thjesht të shëmtuara. Thjesht na bënin të kruheshim, nuk ndiheshim rehat. Më pëlqeu ngjyra, ishin të kaltër, por përveç kësaj, ishin brutale.

Hilton zgjodhi fustanet e shoqërueseve të saj ngjyrë rozë. Ndërsa ajo gjithashtu tha se do të ishte e hapur ndaj rozës neon, sugjerimi u përshëndet me disa “jo” nga personat e tjerë pranë saj. Hilton përfundoi duke zgjedhur fustane rozë pastel për ditën e saj të madhe.

Rikujtojmë se, para pak javësh, trashëgimtarja e famshme Paris Hilton i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze me rreth 200 të ftuar të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air. Në ceremoni ishin të ftuar emra të njohur të botës së showbiz-it si Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.

Por ajo çfarë ne mund të kemi harruar është fjala e mbajtur e bukuroshes Paris Hilton, e cila gjatë një interviste të dhënë para se ajo të martohej tha se nuk do të vishte vetëm një fustan por disa. Por ja cilët ishin fustanet madhështorë të saj përgjatë të trija ditëve të dasmës luksoze.