Food & Drink

Këto janë ‘3 frutat verore’!

Një nga gjërat e preferuara për verën janë të gjitha prodhimet e freskëta. Vera sjell disa fruta të mrekullueshme të lëngshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj. Ato janë të freskëta, të shëndetshme dhe shumë të shijshme. Zbuloni cilat janë 3 frutat që nuk duhet të mungojnë nga dieta juaj.

3. Boronica

Boronicat janë një ushqim i mrekullueshëm veror që është i mrekullueshëm më vete ose një shtesë e bukur për smoothie-t. Ky frut është shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm njëkohësisht. Boronicat ndihmojnë trupin të djegë më shumë yndyrë gjatë ushtrimeve, sipas shkencëtarëve. Dhe fruti gjithashtu mund të ulë stresin e trupit.

2. Shalqiri

Shalqiri është një nga frutat thelbësorë të verës. Ky frut sjell freski, teksa është edhe shumë i shijshëm. Shalqiri konsiderohet si simbol i stinës së verës. Gjithashtu, shalqiri është një burim i pasur i citrulinës, një aminoacid natyral, fruti më afrodiziak.

1. Luleshtrydhet

Dhe fituesi është luleshtrydhja! Ndoshta fruti i preferuar i të gjitha kohërave, kur shfaqen luleshtrydhet, ju e dini se është koha e verës. Hahet thjeshtë, në smoothie, në sangria, të gjitha ëmbëlsirat… Por edhe pse mund të përdoren në ëmbëlsira, smoothie ose lëngjet që konsumoni, duhet t’i kushtoni vëmendje sasisë që konsumoni, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët më të vegjël që mund të jenë alergjikë ndaj kësaj frute.