Celebrities Showbiz

Khloe Kardashian do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-‘vjehrrës’ së saj!

Khloe Kardashian është zotuar se do të jetë në krah të ish-it të saj, Tristan Thompson në funeralin e nënës së tij, Andrea. Asaj do t’i bashkohet motra e saj Kim dhe mamaja e saj Kris Jenner ndërsa familja bashkon forcat për ta mbështetur atë pasi nëna e tij pati një atak të papritur në zemër dhe vdiq të enjten. Burimet i thanë portalit “TMZ” se familja do të jetë në Toronto më vonë gjatë javës për të marrë pjesë në funeral. Ata shkruan:

Tristani ka paguar dhe planifikuar të gjithë shërbimin, e cila do të jetë një ceremoni intime dhe e bukur e jetës së Andreas. Kim, Kris dhe Khloe duan të jenë aty për të ngushëlluar dhe mbështetur Tristanin. Është e rëndësishme për familjen Kardashian që të jetë aty për të dashurit, veçanërisht në kohë të vështira si kjo.

Andrea u dërgua me urgjencë në një spital lokal të enjten pasi pësoi një atak në zemër në shtëpi, thonë burime të konfirmuara për “DailyMail” të premten. Ekspertët mjekësorë u përpoqën ta ringjallnin atë, por nuk mundën. Khloe ka mbështetur Tristanin, babain e vajzës së saj, True dhe dyshja u fotografuan teksa fluturonin në Toronto së bashku.

Ylli 38-vjeçar i realitetit televiziv u pa duke zbritur nga një avion privat në Kanada së bashku me ish-lojtarin 31-vjeçar të NBA-së menjëherë pasi nëna e tij Andrea vdiq. Tristan dhe Khloe u larguan nga Los Anxhelosi, në mënyrë që atleti profesionist të mund të ishte me familjen e tij në Kanada menjëherë pasi kishte dëgjuar lajmin. Portali “DailyMail” thotë se Khloe ishte shumë e afërt me Andrean dhe dëshiron të mbështesë Tristanin gjatë kësaj kohe të tmerrshme dhe do të sigurojë që gjithçka të jetë në rregull.

Ish-sulmuesi i skuadrës Cleveland Cavaliers ka dy fëmijë me motrën më të vogël Kardashian: vajzën True katër-vjeçare dhe një djalë katër muajsh. Ai gjithashtu ndan një djalë gjashtë-vjeçar të quajtur Prince me ish-Jordan Craig dhe një djalë 13-muajsh të quajtur Theo, të cilin e ndan me Maralee Nichols. Tristan padyshim ishte shumë i afërt me mamanë e tij pasi ka ndarë disa foto me të në rrjetet e tij sociale gjatë gjithë viteve.