Celebrities Gossip Showbiz

Khloe Kardashian mohon akuzat lidhur me ndërhyrjet në fytyrën e saj!

Khloe Kardashian ka mohuar akuzat se ajo ka pasur një sërë procedurash për fytyrën e saj, për të cilat shumë fansa do të bien dakord se duket drastikisht ndryshe nga ajo se si ishte kur ajo u shfaq për herë të parë në qendër të vëmendjes 15 vjet më parë.

Ylli 37-vjeçar i “KUWTK” ka magjepsur fansat gjatë viteve falë imazhit të saj gjithnjë në zhvillim, me shumë njerëz që e kritikojnë atë për krijimin e një imazhi të rremë që të tjerët nuk mund ta imitojnë.

Ndërsa Khloe pretendon se nuk shqetësohet kryesisht nga spekulimet për atë që i ka bërë apo nuk i ka bërë trupit të saj, ajo pranon se një nga gjërat që e nervozon është akuza se ajo ka bërë një transplant fytyre. Ajo i është kundërpërgjigjur ashpër pretendimit, duke thënë se ajo ka bërë vetëm një ndërhyrje në hundë, pak duke u marrë me botoks dhe disa ‘injeksione’.

Duke u nisur në një tirade të furishme vetëmbrojtjeje në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, Khloe tha:

Më shqetësonte kur njerëzit thonin se kam bërë 12 transplante fytyre. Unë thjesht nuk mund ta kuptoja pse njerëzit mendonin kështu. Unë kam bërë një operacion të hundës që më pëlqen. Nuk më intereson të gënjej për këtë. Por gjëja e transplantit, unë thjesht dua të kuptoj pse.

Khloe la të kuptohej gjithashtu se e urren faktin që ajo krahasohet gjithmonë me motrat e saj.