Celebrities Gossip Showbiz

Kiara ka marrë mbiemrin e Luizit? Një dasmë e tretë pritet së shpejti?

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.

Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuara e radhës e emisionit, ku tregoi për muajt e fundit të shtatzënisë, emrin e vajzës dhe planet e familjes. E pyetur për martesën e saj, Bora e ka ngacmuar pak për mbiemrin gjë të cilën Kiara e la të paqartë. E nëse do të ketë një dasmë të tretë Kiara u shpreh se mund të ketë.

Bora: Tito e ke mbiemrin akoma?

Kiara: Tito e kam në Instagram, Kiara Ejlli jam për familjen

Bora: Po në pasaport?

Kiara: Po ku e kam pasaportën ma tregoni pak

Bora: A do presim pak më vonë një dasmë tjetër më të madhe?

Kiara: Dasmë me 7 milionë shqiptarë nuk besoj se do bëjmë më kështu që mendoj se ajo ka qenë e vecantë si dihet ndoshta kur vajza të mbush 1 vjec ose pak më para mund  të bëjmë dicka po si  dihet…