Celebrities Gossip Showbiz

Kida shijon pushimet e verës, por cilin destinacion ka zgjedhur këngëtarja?

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Ka vetëm pak ditë që Kida ka publikuar këngën e saj të re, e cila është një bashkëpunim me reperat Mc Kresha dhe Lyrical Soon dhe që titullohet “Fluturu“. Mesa duket Kida është shkëputur nga koncertet dhe projektet e tjera për disa ditë dhe ka nisur pushimet e saj. Me anë të disa fotove këngëtarja na ka zbuluar se ditët e relax-it po i kalon në Greqi, ku shihet në një jaht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Para pak javësh, Mozzik dhe Kida kanë ‘shokuar’ rrjetin me postimin më të fundit në Instagram ku kjo e fundit shfaqej me fustanin e bardhë të nusërisë dhe reperi me kostimin e dhëndrit, por ajo që na habiti të gjithëve ishte mbishkrimi që Mozzik kishte zgjedhur për foton e tyre.