Celebrities Gossip Showbiz

“Më në fund sekreti doli, Zoti na bekoftë!” Kida dhe Mozzik ‘shokojnë’ rrjetin me postimin më të fundit!

Pak orë më parë Mozzik dhe Kida kanë ‘shokuar’ rrjetin me postimin më të fundit në Instagram ku kjo e fundit shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë dhe reperi me kostimin e dhëndrit, por ajo që na habiti të gjithëve ishte mbishkrimi që Mozzik kishte zgjedhur për foton e tyre.

Më në fund sekreti doli, Zoti na bekoftë Orkide (emri i vërtetë i këngëtares)

Megjithatë, duket se si shumë artistë të tjerë që po bëjnë strategji dhe ‘lojëra’ me publikun për të fituar më shumë vëmendje para se të publikojnë bashkëpunimet e tyre, ashtu kanë bërë dhe Mozzik me Kidën dhe këtë e ka zbuluar vetë reperi pak më parë me anë të një Instastory në formë ftese, por jo për në dasmën e tyre por për në kanalin e YouTube.

Momentet e rëndësishme ndahen me njerëzit më të dashur ndaj kemi nderin t’ju ftojmë në projektin tonë. Në platformëm YouTube etj… Me respekt Familja ‘2 Euro Gang’. Pritja e projektit 18:00. Data 13 korrik. 

Pas ndarjes përfundimtare me Loredanën, kjo e fundit shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Por, si ka reaguar Mozzik, babai i vogëlushes së saj 4- vjeçare lidhur me këtë lajm që po bën xhiron e rrjetit? Ditën e djeshme ai ka ndarë me ndjekësit një postim ‘tallës’ kundrejt partnerit të ri të reperes.