Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër hit vere duket se po vjen, Kida paralajmëron bashkëpunimin muzikor me reperat e njohur shqiptarë!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Ka vetëm disa ditë që kur Kida ka publikuar bashkëpunimin me Mozzik, i cili titullohet “Forever Together” dhe mori shumë vëmendjen për shkak të videoklipit të tyre. Së fundmi Kida duket se do të sjellë një super bashkëpunim me reperat e njohur shqiptarë Mc Kresha dhe Lyrical Son. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja me një video nga xhirimet e klipit, ku duket se do të jetë një këngë shumë ritmike dhe do të titullohet “Fluturu”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Para pak ditësh, Mozzik dhe Kida kanë ‘shokuar’ rrjetin me postimin më të fundit në Instagram ku kjo e fundit shfaqej me fustanin e bardhë të nusërisë dhe reperi me kostimin e dhëndrit, por ajo që na habiti të gjithëve ishte mbishkrimi që Mozzik kishte zgjedhur për foton e tyre.