Bota

Kim Jong Un nuk ndalet, ndalon përdorimin e fjalës ‘të dua’ në Korenë e Veriut: Gjuhë e kalbur e kapitalizmit!

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ndërmarrë një iniciativë për të ndaluar disa fjalë që sipas tij, janë “gjuhë e kalbur e kapitalizmit”.

Ai thotë se kushdo që përdor terminologji ose fjalor që ka lidhje me Korenë e Jugut rrezikon dënime të rënda.

Ligji për Mbrojtjen e Gjuhës Kulturore të Phenianit përcakton dënime që variojnë nga puna e detyruar në kampet e punës deri te ekzekutimi, sipas South China Morning Post.

Qytetarëve u ndalohet të përdorin fjalë si ‘jagiya’ që do të thotë ‘e dashur’. Bashkëshortët duhet të përdorin kundrejt njëri-tjetrit fjalë si “dongji” që do të thotë “shoqërues”.

Sipas një raporti, përdorimi i fjalës “Të dua” është gjithashtu një tregues se koreano-veriorët shikojnë filma të Koresë së Jugut dhe për këtë arsye është i dënueshëm.