Gossip Showbiz

Kim Kardashian mbyll markën e saj të famshme të kozmetikës, Kanye West bëhet shkak?!

Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian së fundmi ka njoftuar ndjekësit se marka e saj e bukurisë “KKW Beauty” nuk do të jetë për disa kohë në treg. Kim ka deklaruar se kjo markë do të mbyllë faqen e internetit për të rinisur më vonë me surpriza të reja.

Mirëpo kjo arsye nuk i ka bindur fansat të cilët kanë nisur të komentojnë se ky vendim lidhet me divorcin e Kim nga Kanye, pasi marka quhet “KKW Beauty”, për shkak të mbiemrit West që ajo mbante kur ishte e martuar me reperin.

Ndërkjaq, nëpërmjet një postimi në Instastory, Kim ka shkruar:

Për klientët tanë besnikë, gjithçka filloi me një paletë për konturimin e fytyrës dhe u zgjerua në sy, buzë, trup dhe shumë koleksione të pabesueshme gjatë katër viteve të fundit. Në 1 gusht në mesnatë ne do të mbyllim faqen KKWBeauty.com në mënyrë që të mund të kthehemi tek ju nën një markë krejtësisht të re me formula të reja që janë më moderne, inovative dhe të paketuara në një pamje të re të ngritur dhe të qëndrueshme. Unë jam e lumtur që vazhdoj të zhvilloj dhe zgjeroj gamën time të produkteve dhe që ju më në fund të jeni në gjendje ta përjetoni atë ashtu siç e kam parashikuar gjithmonë. Për më tepër, ekipi im është i përfshirë në punë për të përmirësuar përvojën e blerjeve të klientëve ku do të jeni në gjendje të njiheni me ofertat e mia të bukurisë dhe kozmetikës në të gjitha kategoritë nga një faqe në internet. Faleminderit shumë që keni qenë në këtë udhëtim të pabesueshëm me mua, dhe ju premtoj se nuk do të jemi larg jush për shumë kohë.

Rikujtojmë, se së fundmi 40-vjeçarja ndau disa video të sajat duke bërë surf teksa ishte duke shijuar pushimet me familjen e saj. Dhe megjithëse ajo u zhyt disa herë në ujë, Kim filloi të mësohej të qëndronte mbi dërrasën e surfit ndërsa u tërhoq pas një varke. Ajo madje kishte ekuilibër të mjaftueshëm për të rregulluar flokët e saj.

Një ‘influencere’ me mbi 200 milion ndjekës në Instagram, shumë biznese gjigande të sajat, ylli i serialit të famshëm “Keeping Up With The Kardashians”, Kim është padyshim një figurë e fuqishme e botës së modës dhe asaj televizive dhe sociale. Megjithatë, edhe pse një grua e bukur dhe me një karrierë kaq të sukseshme, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ketë probleme me çështjet e dashurisë.