Celebrities Showbiz

Këtë video qesharake të Kim Kardashian nuk duhet t’a humbisni kurrësesi!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian West duket se është sypatrembur. 40-vjeçarja ndau së fundmi disa video të sajat duke bërë surf teksa ishte duke shijuar pushimet me familjen e saj.

Duket se nëna e katër fëmijëve nuk e kishte problem të provonte një sport sfidues. Dhe megjithëse ajo u zhyt disa herë në ujë, Kim filloi të mësohej të qëndronte mbi dërrasën e surfit ndërsa u tërhoq pas një varke. Ajo madje kishte ekuilibër të mjaftueshëm për të rregulluar flokët e saj.

Fëmijët e Kim u argëtuan shumë gjatë këtyre pushimeve gjithashtu. Ylli i “KUWTK” ndau një video qesharake të vajzës së saj 3-vjeçare, Chicago dhe djalit të saj 5-vjeçar, Saint, në një rrëshqitëse gjigande uji. Ajo shkroi:

Sapo fillova të mendoja se Saint po sillej mirë.

Në video, duket Saint teksa ulet pranë motrës së tij para se ta shtynte atë poshtë në ujë.

40-vjeçarja së fundmi është kthyer nga Vatikani, ku u kritikua dhe për mënyrën e veshjes shumë provokuese. Kim u fotografua pranë “Sistine Chapel” e veshur me një fustan pothuajse transparent që zbulonte mëngët dhe disa pjesë të trupit.

Rikujtojmë se, Kim Kardashian ka filluar të ketë probleme me çështjet e dashurisë. Pak pas divorcit me reperin Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë, Kim është në kërkim të njeriut të zemrës. Dhe pikërisht këtu duket se po has vështirësi.