Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian si një nënë beqare: “Ka netë që qaj derisa më zë gjumi…”!

Së fundmi ylli televiziv Kim Kardashian ka folur mbi vështirësitë e të qenit një nënë beqare në një episod në podcastin ‘On Purpose’ me Jay Shetty. Në trailerin mbi episodin e ardhshëm Kim ka folur për pritshmëritë e saj për prindërimin përpara se të kishte fëmijë dhe se si ndryshon nga përvoja e saj aktuale. Duke e përshkruar atë si ‘kaosin më të mirë’, Kim thotë:

Pra, kur keni fëmijë, dua të them, veçanërisht kur ata janë bebe dhe ju i ushqeni … duket si një çmenduri. Është si një çmenduri e plotë. E gjithë kjo kthehet në një çmenduri edhe më të çmendur me vrapimin e të gjithë fëmijëve. Ka qenë gjëja më sfiduese. Ka netë që qaj derisa më zë gjumi. Më duket sikur ka rënë tornado në shtëpinë time.

Rikujtojmë, se së fundmi Kim është marrë në pyetje nga FBI pasi akuzohet se ka lidhje me biznesmenin e arratisur Jho Low, i cili përvetësoi miliarda dollarë nga firma malajziane e zhvillimit strategjik 1MDB. Siç raportohet nga dailymail.co.uk, Kardashian pranoi se kishte festuar me Low në Las Vegas dhe kishte pranuar dhurata në para prej tij.