Showbiz

Kinematografia në zi, ndërron jetë aktori i njohur amerikan

Ndërron jetë në moshën 43-vjeçare ylli i “Black Panther”, Chadwick Boseman. Boseman vuante nga kanceri i zorrës së trashë por ai kurrë nuk ka folur publikisht rreth diagnozës.

Lajmin e hidhur  e ka konfirmuar familja e tij. 43 vjeçari vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles pranë familjes së tij.

“Chadwick ishte një luftëtar i vërtetë dhe këmbënguli gjatë githë kësaj lufte. Ai ju solli shumë nga filmat që ju tashmë dashuroni”– thuhet në deklaratën e familjes.

Chadwick Boseman lindi më 29 nëntor 1977 në Anderson të Koralinës së Jugut. Ai ka një karrierë të pasur ku ka luajtur në filmat si: “The Kill Hole”, “Gods of Egypt”, “Marshall, Get on Up”, “Captain America: Civil War”, “Spider-Man: Homecaming”, “Avengers: Infinity War”, “Black Panther, 21 Bridges” e shumë të tjera.