Celebrities Music Showbiz

Kjo këngë e Dua Lipa-s është më e dëgjuara për vitin 2021!

Dua Lipa nuk ka të ndalur, veçanërisht kur bëhet fjalë për top-listat. Për pjesën më të madhe të vitit 2021, kjo këngë e Dua-s mbeti një hit radiofonik, madje duke fituar miliona transmetime në platformat muzikore si Spotify dhe Apple Music. Këngëtarja u bë një artiste kryesore në skenën e muzikës pop.

Ajo publikoi hitet kryesore si “Don’t Stop Now” dhe “New Rules”. Dua gjithashtu publikoi një video zyrtare muzikore në YouTube të projektit të saj, “Levitating”. Si një nga këngët më të njohura në album, “Levitating” mbeti në tabelën e Billboard Hot 100 për pjesën më të madhe të vitit 2021, si versioni origjinal ashtu edhe versioni me reperin DaBaby.

“Levitating” gjithashtu u bë kënga më e dëgjuar në radio e vitit 2021, me pothuajse 3 miliardë. Sipas Billboard, “Levitating” e Lipa-s ishte kënga më e transmetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vitit 2021, me 804.71 milionë audio dhe video të transmetuara. Mes të tjerash është kënga më e transmetuar për sa i përket kërkesës vetëm me audio, 626.56 milionë.

Ky hit aktualisht ka mbi 410 milionë transmetime në Spotify, pas “Don’t Stop Now”, i cili ka 1.7 miliardë. Kënga e dytë më e dëgjuar në radio për vitin 2021 ishte bashkëpunimi i The Weeknd me Ariana Grande i quajtur “Save Your Tears”, me rreth 2.4 miliardë. Gjatë një interviste me podcast-in Billboard’s Pop Shop, Dua u shpreh se:

“Levitating” në tabelën e Billboard është absolutisht surreale. Dua të them, ajo këngë me të vërtetë ka marrë një jetë të tërë të saj dhe ka qenë fëmija im për kaq shumë kohë dhe ta kem atë të publikuar dhe që përgjigja e njerëzve të jetë ashtu siç është, është absolutisht marramendëse. Kështu që unë jam vërtet shumë mirënjohës për të gjitha.

Rikujtojmë se, vitin e kaluar, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa njoftoi se në vitin 2022 do të lançonte ‘Service95’, një buletin javor falas në të cilin do të ndante rekomandimet për çdo gjë, nga këshillat e udhëtimit, restorantet, pushimet, koncertet e shumë e shumë gjëra të tjera. Tani, ajo është gati për publikimin e numrit të parë. Në rrjetin e saj social Instagram, Dua njoftoi se ‘Service95’ do të nisë zyrtarisht më 3 shkurt