Celebrities Gossip Showbiz

Kjo nuk pritej, pasi surprizoi Keisin tashmë Sabiani është banori i ri i “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Vetëm pak më parë Keisi u surprizua nga Sabiani, babai i saj dhe bashkë folën për marrëdhënien e saj me Kristin, ku Sabiani ka bërë mjaft reagime në rrjete sociale kundra kësaj lidhje. E sot përvec surprizës pë Keisin, surpriza më e madhe është se Sabiani do të jetë pjesë e shtëpisë si një banor i ri.

Ka startuar mbrëmjen e sotme spektakli i madh i “BBV2”, teksa Arbana ka dhënë një super lajm. Moderatorja ka bërë të ditur se mbrëmjen e sotme pritet të nis një Big Brother i ri sepse në shtëpi do të ketë plot 6 hyrje të reja e të gjithë janë shumë kurioz të dinë se kush mund të jenë ata.