Botë e Çuditshme

Kjo quhet të fitosh para kot! Ja arsyeja e çuditshme pse kjo vajzë fiton 700 paund në muaj…

Një grua ka treguar se si fiton më shumë se 700 paund në muaj duke përtypur çamçakëz dhe duke fryrë flluska më të mëdha se koka e saj. Fansat argëtohen duke parë Julia-n të mbush gojën me më shumë se 30 çamçakëz në një seancë të vetme fryrjeje flluskash.

Julia, nga Gjermania, shpenzon vetëm rreth 5 paund në muaj për çamçakëz, që nuk është as një pjesë e vogël e të ardhurave shtesë që ajo fiton nga dërgimi i pozave të çuditshme.

Ylli i mediave sociale, i cili gjithashtu punon në marketing, pretendon se fryrja e flluskave është shpesh një ‘fetish’ i anashkaluar, por është shumë më lirë për t’u bërë në krahasim me përmbajtjet e tjera për të rritur.

Vetëm pak njerëz e dinë për ‘fetishin’ tim të fshehtë. Filloi si pak argëtuese, por bëra disa kërkime dhe kuptova se ishte e vërtetë pasi gjeta komunitete në internet të dedikuara për të. Së shpejti, fillova të shpërndaj foto në OnlyFans dhe në internet ku fitova pak vëmendje.

Fansat e mi janë të lumtur që jam në gjendje t’i furnizoj me përmbajtjen që duan dhe ndonjëherë nuk mund ta gjejnë diku tjetër. Sapo shohin gjërat e mia, ata priren të kërkojnë një video ose foto më të personalizuar. Unë i lejoj ata të kërkojnë nëse duan që unë të fryj flluska të mëdha, të vogla ose të shumta nga këndvështrime të ndryshme ndërsa vesh veshje të ndryshme.