A Live Night Celebrities

Konfirmohet një tjetër artist në ‘A Live Night’!

A Live Night është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e ‘A Live Night’ dhe t’i dëgjoni duke performuar ‘live’ teksa na falin një emocion shumë të vecantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

E teksa keni dëgjuar rrëfimet e Arilena Arës, Ylli Limanit dhe Ronela Hajatit një tjetër artist konfirmohet ekskluzivisht për ju! Bëhet fjalë për një ndër reperët më të mirë dhe ‘veteran’ i fushës, Ledri Vula. Artisti do të jetë pjesë e ‘A Live Night’ për të na treguar detaje që nuk i dinit më parë nga jeta e tij, duke nisur që nga fëmijëria e tij e duke vazhduar deri në ditët e sotme që është vetë babai i një vogëlusheje.

Ndërkohë, ju rikujtojmë që këtë të shtunë në orën 21:00 të ndiqni intervistën dhe performancat e hiteve të tij ndër vite të reperit Capital T. Mos e humbisni pasi do të dëgjoni shumë të pathëna.