Bota Botë e Çuditshme

Konflikti në Ukrainë, qeni i quajtur Patron nderohet me medalje nga Volodymyr Zelensky!

Një qen i quajtur Patron, i cili ka ndihmuar vendin e tij, duke zbuluar më shumë se 200 mina të vendosura nga ushtria e Putinit u nderua së fundmi me medalje nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai e dha çmimin në një konferencë shtypi në Kiev me kryeministrin kanadez Justin Trudeau. Patroni lehu dhe tundi bishtin, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

Ai është bërë gjithashtu një hero kombëtar, një simbol i rezistencës së Ukrainës kundër Rusisë. Presidenti Zelensky gjatë ceremonisë tha se:

Dua të shpërblej ata heronj ukrainas që tashmë po pastrojnë tokën tonë nga minat dhe së bashku me heronjtë tanë është edhe një mbrojtës i vogël i mrekullueshëm që ndihmon jo vetëm në neutralizimin e eksplozivëve, por edhe për t’u mësuar fëmijëve tanë rregullat e nevojshme të sigurisë në zonat ku ka një kërcënim nga minat.

Në konferencë mori pjesë edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili po vizitonte vendin duke njoftuar se Kanadaja do të dërgonte më shumë armë dhe pajisje në Ukrainë.