Gossip Health & Beauty Showbiz

Konkurrencë me vajzat e reja?! Aktorja 40-vjeçare i shtohet listës së të famshmeve me forma perfekte trupore!

Mesa duket, numri i të famshmeve mbi 40-vjeçe që bëjnë “bum” me format e tyre perfekte fizike vazhdon të rritet. Së fundmi, aktorja e njohur italiane e cila u shfaq për herë të parë tek shfaqja televizive “Non e la Rai”, ka befasuar me postimin e saj të fundit në rrjetin social, Instagram.

Ambra Angiolini ishte vetëm 15-vjeçe kur rrëmbeu zemrat e ndjekësve me shkathtësinë dhe format e saj trupore dhe mesa duket vazhdon të befasojë akoma!

Rikujtojmë, se Ambra e la televizionin dhe i hyri aktrimit. Ajo është nënë e dy fëmijëve, një djali e një vajze. Me setin e fundit të fotove për “GQ Italia”, ajo i la të gjithë pa fjalë me trupin plot muskuj.

Pak motivim për ju vajza që jeni rehatuar në divanin e shtëpisë tuaj duke konsumuar vaktin tuaj të preferuar e duke mos bërë asnjë aktivitet fizik. Shikoni Ambrën dhe gjeni motivimin që ju duhet!

Rikujtojmë, se edhe këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, vazhdon të sfidojë moshën e saj sidomos me fotot e reja që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka treguar barkun mjaft të tonifikuar me muskuj. 

Kemi edhe artisten tonë, Bleona Qereti e cila nuk di të plaket. Jo vetëm në fytyrë ku duket se nuk njeh moshë, por dhe fiziku i saj vazhdon të jetë bombastik. Teksa ishte me pushime dhe po shijonte disa ditë larg punëve dhe aktiviteteve të përditshme në The Hamptons në New York, bukuroshja publikoi disa fotografi ku shfaqte trupin dhe hiret e saj të mrekullueshme.