Celebrities Gossip Showbiz

Një 42 vjeçare “bombastike” si Bleona Qereti!

Që Bleona Qereti nuk di të plaket kjo tanimë është e ditur. Jo vetëm në fytyrë ku duket se nuk njeh moshë, por dhe fiziku i saj vazhdon të jetë bombastik.

Teksa është me pushime dhe po shijon disa ditë larg punëve dhe aktiviteteve të përditshme në The Hamptons në New York, ajo ka publikuar disa fotografi ku shfaq trupin dhe hiret e saj të mrekullueshme. Ndërkohë që, qëndron mbi një dërrasë sërfi dhe me bikini të kuqe, Bleona ka treguar dhe njëherë se është po aq seksi.

Prej vitesh tashmë ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka premtuar se do bëhet një yll i madh ashtu si të gjitha artistet me famë ndërkombëtare. Duket se Bleona Qereti nuk po lë gjë pa provues e pse jo fundja kur Amerika thuhet se është toka ku ëndrrat bëhen realitet. Së fundmi, krahas projekteve muzikore, këngëtarja shqiptare i ka hyrë edhe aktrimit ku është bërë pjesë e disa roleve filmike në SHBA.