Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Lopez vazhdon të sfidojë moshën e saj dhe gjithmonë arrin të na surprizojë!

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, vazhdon të sfidojë moshën e saj sidomos me fotot e reja që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka treguar barkun mjaft të tonifikuar me muskuj. Ky postim është shoqëruar edhe me një hashtag  #Netflix që do të thotë se një projekt i ri do të vij së shpejti dhe ylli 52- vjeçar do të jetë pjesë e tij.

Me postimet e saj ajo duket gjithmonë e më e re. Ajo shkëlqeu me kostumin nga Brunello Cucinelli në ngjyrë bezhë teksa vinte në pah format e saj trupore. Lopez mesa duket ishte në xhirime. Këngëtarja bukuroshe kishte zgjedhur që të qëndronte me një look të thjeshtë dhe ngjante shumë bukur.

Këngëtarja e Cambia El Paso përdori hashtag “Netflix Outfit Check” dhe “Something is Coming” për të zbuluar pak nga puna e saj në Con Todo të Netflix, një degë e shërbimit të transmetimit kushtuar të gjitha gjërave latine. Kjo nuk është hera e parë që ylli merr pjesë në filma si aktore. Kujtojmë se ajo ka qenë aktore kryesore së bashku me reperen Cardi B në filmin “Hustlers”.

Në fillim të kësaj vere Jennifer zgjodhi që pas ndarjes me Alex Rodriguez të kthehej përsëri me Ben Affleck ish të fejuarin e saj. Postimi që ajo bëri për ditëlindjen e saj me Benn, konfirmoi se ata ishin kthyer së bashku dhe se nën shoqërinë e njëri-tjetrit ishin më të lumtur se kurrë.