Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian është vajza më me fat në planet! Doni të dini arsyen pse?!

Ylli i “KUWTK”, Kourtney Kardashian që prej muajit janar është në një lidhje me muzikantin Travis Barker, i cili fillimisht ishte një ndër miqtë e saj më të mirë. Sipas burimeve për “People”, Travis ka krijuar një marrëdhënie shumë të afërt me familjen dhe miqtë e Kourtney dhe kjo padyshim që është një hap shumë i rëndësishëm.

Pak kohë më parë një burim pranë Kourtney-t ka thënë për “E!News”:

Ai është një partner i mrekullueshëm dhe e trajton atë vërtetë shumë mirë. E mbulon atë me dhurata dhe komplimente. Ajo po e shijon shumë. Është shumë e lehtë që të jesh në një lidhje me të, sepse ata e njohin njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Ai ka qenë gjithmonë pranë saj dhe më në fund ndodhi. Ata kënaqen shumë bashkë. Fëmijët e tyre e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin dhe po funksionon për momentin. Asaj i pëlqen vëmendja dhe që e ka Travis në jetën e saj.

Së fundmi, Travis ka bërë një gjest shumë të veçantë për super yllin televiziv. Ai ka bërë tatuazh emrin e saj dhe kjo e fundit e ndau foton në Instagram.

Rikujtojmë, se Travis ka një vajzë 15-vjeçe dhe një djalë 17-vjeç me ish-gruan e tij, ndërsa Kourtney nga ana tjetër ka tre fëmijë me ish-in e saj, Scott Disick.