Gossip

Njihuni me partnerin e ri të Kourtney Kardashian!

Ylli i “KUWTK”, Kourtney Kardashian tanimë nuk është më single! Ajo ka nisur një romancë me një mashkull i cili fillimisht ishte një ndër miqtë e saj më të mirë. Mesa duket, pas miqësisë ka lindur dashuria. Partneri më i ri i Kourtney-t është muzikanti 45-vjeçar Travis Barker.

Këtë lajm e kanë zbuluar burime pranë çiftit, që kanë bërë të ditur se ata kanë dy muaj që po shijojnë historinë e re të dashurisë. Dyshja kanë qenë në një udhëtim së bashku në Palm Springs, California dhe sipas burimeve, gjërat mes tyre po shkojnë në mënyrë perfekte!

Kourtney Kardashian and Travis Barker Enjoy a Night Out in Malibu - E! Online

Ndërkohë, ish-i i yllit të “KWUTK”, Scott, thuhet se është në lidhje me një vajzë 18 vite më të re se ai. Së fundmi, mediat rozë kanë konfirmuar lidhjen e tij me vajzën simpatike, Amelia Hamlin 19-vjeçe.