Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian: “Jam në menopauzë, askush nuk e di se çfarë kam kaluar…”!

Së fundmi, ylli televiziv Kourtney Kardashian ka zbuluar se mjekimi që ajo mori për të mbetur shtatzënë nëpërmjet fekondimit in vitro shkaktoi efekte të rënda anësore, si shtim në peshë dhe simptoma të ngjashme me menopauzën. Themeluesja e ‘Poosh’ ndau në një bisedë me nënën e saj, Kris Jenner, për shfaqjen e tyre në Hulu, disa nga reagimet e mediave sociale që ajo ka marrë gjatë procesit të saj të IVF, duke përfshirë komentet se si ajo ka fituar kaq shumë peshë. Kardashian u shpreh se:

Është shumë e paedukatë të komentosh për njerëzit kur nuk e ke idenë se çfarë po kalojnë ata. Ilaçet që më kanë dhënë, më futën në menopauzë. Jam në menopauzë.

Jenner e cila dukej e tronditur nga ajo që ndau vajza e saj e madhe e pyeti:

“Në bazë të çfarë? Një ilaci?” të cilës ajo iu përgjigj: “Po”.

Menjëherë pas publikimit të klipit, fansat në rrjetet sociale komentuan që ajo nuk duhet tallur për pamjen e saj. Një person shkroi se:

Kjo është kaq e vërtetë, ajo ndjehej e trishtuar kur njerëzit komentonin peshën e saj.

Një tjetër shtoi:

Kushdo që ka kaluar IVF e kupton. Nuk është përvoja më e mrekullueshme që mund të kalosh. 

Ndërkaq, Kourtney prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me Travis Barker dhe madje kanë shprehur dëshirën të kenë një fëmijë së bashku. Kardashian rikujtojmë se ka tre fëmijë me Scott Disick ndërsa, Barker nga ana tjetër ka dy fëmijë me ish-gruan Shanna Moakler, djalin Landon dhe vajzën Alabama.

Sjellim në vëmendje se Kourtney së fundmi e ka quajtur “toksike” shfaqjen televizive të familjes së saj “Keeping Up With the Kardashians” dhe tha se e bëri atë të qajë gjatë gjithë kohës. 42-vjeçarja tha se koha e saj në “Keeping Up With The Kardashians” e bëri atë më të ndjeshme teksa luftonte me motrat e saj.