Bota

Kriza ekonomike prek edhe McDonald’s, rritet pas 14 vitesh çmimi i cheeseburger-it!

Në një email drejtuar klientëve, shefi ekzekutiv i McDonald’s në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, Alistair Macrow, tha se kompania po përballej me “zgjedhje të vështira” për çmimet e saj, pasi kostot janë rritur.

Rritjet të çmimeve të produkteve kryesore si qumështi, gjalpi dhe vezët e kanë çuar tashmë inflacionin e çmimeve të ushqimeve në 9.8%.

Pavarësisht se janë të përkushtuar për të shitur ushqime me çmime të përballueshme, restorantet do të shtojnë një numër artikujsh të menusë të ndikuar më shumë nga inflacioni” këtë verë, tha shefi i zinxhirit të burgerëve në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne e kuptojmë se çdo rritje çmimi nuk është një lajm i mirë, por ne i kemi vonuar dhe minimizuar këto ndryshime për aq kohë sa kemi mundur”, tha Macrow, duke shtuar se disa çmime nuk ndryshojnë.

“Ashtu si ju, kompania jonë, ekskluzivitetet tanë që zotërojnë dhe operojnë restorantet tona, dhe furnitorët tanë po e ndjejnë të gjithë ndikimin e inflacionit në rritje,” shtoi ai.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi McDonald’s raportoi një rritje të shitjeve globale prej 9.7% nga 13 deri më 30 qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Hera e fundit që McDonald’s ngriti çmimin e cheeseburger-it të tij në Britani ishte në vazhdën e krizës financiare globale të vitit 2008.

McDonald’s, i cili drejton më shumë se 36,000 restorante në më shumë se 100 vende, tha të martën se po shqyrtonte nëse do të shtonte më shumë opsione të menusë me zbritje sepse rritja e kostos së jetesës, veçanërisht në Evropë, po bënte që disa klientë me të ardhura më të ulëta të blinin artikuj më të lirë dhe më pak vakte të mëdha të kombinuara.