Celebrities Gossip Showbiz

Ku do të zhvillohet finalja e “BBV2”? Eduard Grishaj zbulon gjithçka!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

I ftuar në finalen e emsionint “Fan Club BBV2” ishte regjisori i spektaklit Efuard Grishaj, i cili na tregoi pak rreth finales dhe biletave për publikun që tashmë kanë dalë në shitje. Eduardi zbuloi se finalja do zhvillohet në studiot e Top Channel dhe se njerëzit kanë në dispozicion 150 bileta për ta ndjekur atë nga afër. Ai tha se çmimi është me këtë vlerë pasi paketa përfshin takim me banorët, e po ashut ushqim dhe pije.

Finalja do bëhet në studiot e Top Channel, sepse kemi shumë stadiume këtu. Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave. 150 vende pë rata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, do i takojnë nga afër Është një biletë e veçantë. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë…

Jemi shumë afër finales së madhe dhe mbarimit të këtij edicioni të “BBV2”. Ndër vite Arbana Osmani ka moderuar “Big Brother” dhe “BBVIP” e ditën e sotme moderatorja na ka rikujtuar veten e saj në skenë ndër spektaklet e këtyre viteve.