Celebrities Gossip Showbiz

Kujt i thotë 2Ton ‘Falëm’?

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Së fundmi, 2Ton kishte paralajmëruar një këngë të re, vetëm pak javë pasi publikoi projektin më të fundit ‘M’lujte’. E disa orë më parë, artisti ndau me ndjekësit e tij këngën më të re ‘Falëm’. Deri më tani, ka arritur të numërojë afro 300 mijë klikime në platformën YouTube.

Një postim i reperitnë Instastory-n e tij duket paksa ‘thumbues’ për artistët e rinj. Teksa një mik i tiji ka shpërndarë një video të reperit teksa performon pak nga kënga e tij më e re që pritet të publikohet, krahas ka shkruar: “Të tjerët shkojnë e vijnë, ti mbetesh i paprekshëm!” Mesa duket 2Ton është shumë dakord me këto fjalë pasi i ka ripostuar në Instastory-n e tij.