Health & Beauty

Kur është koha më e mirë për ushtrime fizike? Zbulojeni…

Një element kyç për ata që vendosin të ushtrohen fizikisht është koha se kur do t’i bëjnë ushtrimet. Duke marrë parasysh oraret e zëna të punës, shumë njerëz mund të zgjedhin të ushtrohen në mëngjes herët. Studiuesit thonë se nëse shkoni në palestër në mëngjes herët nuk do të keni mundësi të arrini pikun e performancës. Muskujt janë më të ngurtë, ka më pak rezerva energjie të ruajtura gjatë natës dhe në mëngjes dhe temperatura e trupit është disi më e ulët se zakonisht.

Të gjitha këto pengojnë performancën e ushtrimeve. Prandaj, ushtruesit më të zjarrtë mund të preferojnë t’i bëjnë ushtrimet pasdite. “Koha më e mirë për të bërë ushtrime është mes orës 13:00 dhe 18:00.”-thotë Shawn Arent, kryetar i Departamentit të Shkencës së Ushtrimeve në Universitetin e Karolinës së Jugut. Megjithatë, shkencëtarët bien në një mendje se rëndësi ka konsistenca, kurdo që të zgjidhni të ushtroheni.

Ndërkaq, hulumtimi i ri australian tregon se ne nuk po qëndrojmë mjaftueshëm në këmbë dhe se qëndrimi në këmbë për të paktën pesë orë në ditë është thelbësor për shëndetin optimal. Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar saktësisht se sa kohë duhet të kalojmë ulur, duke fjetur, në këmbë dhe duke u ushtruar çdo ditë për të mbajtur zemrën tonë të shëndetshme. Ekspertët kanë paralajmëruar se qëndrimi në vend për një kohë të gjatë rrit rrezikun e një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë mbipeshën, diabetin e tipit 2, kancerin dhe madje edhe vdekjen e hershme.

Tani ata kanë zbuluar se ne duhet të qëndrojmë ulur vetëm për gjashtë orë në ditë, ndërsa duhet të kalojmë pak më shumë se dy orë në ditë për ushtrime të forta, si për shembull të stërvitemi në palestër ose të bëjmë një shëtitje të shpejtë. Ushtrimet e lehta, të tilla si bërja e punëve të shtëpisë ose përgatitja e darkës, duhet të zgjasin edhe dy orë në ditë. Kur bëhet fjalë për gjumin, 8 orë e 20 minuta janë vendimtare. “Njerëzit do të përjetojnë përfitimet e qëndrueshme të këtyre për shëndetin e zemrës vetëm nëse i bëjnë ato rregullisht,”-tha Dr Christian Breckenridge.