Health & Beauty Lifestyle

Mëngjes apo mbrëmje? Ekspertët “zbulojnë” kohën ideale të stërvitjes për gjumë dhe energji!

Për shumë njerëz, dilema është e thjeshtë: kur është më mirë të ushtroheni, në mëngjes apo në mbrëmje? Sipas ekspertëve, përgjigjja nuk është aq e prerë sa mendoni.

Sipas Canadian Sleep Society, aktiviteti fizik në mëngjes mund të ndihmojë në rregullimin e orës biologjike dhe t’ju bëjë të bini në gjumë më shpejt.

Ekspozimi ndaj dritës natyrale dhe lëvizja stimulojnë prodhimin e melatonin, hormoni që kontrollon ciklin e gjumit.

Përveç kësaj, ushtrimet në mëngjes:

-rrisin energjinë gjatë ditës

-përmirësojnë qarkullimin e gjakut

-çlirojnë endorfina që përmirësojnë humorin

Megjithatë, ekspertë si Scott Kutscher paralajmërojnë se zgjimi shumë herët për t’u stërvitur mund të ketë efekt negativ nëse ju privon nga gjumi.

Nga ana tjetër, stërvitja në mbrëmje ka gjithashtu përfitimet e saj. Aktiviteti i lehtë mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit, duke krijuar një gjendje më të qetë para gjumit.

Sipas Arsenio Paez, ajo mund të ndihmojë edhe në reduktimin e zgjimeve gjatë natës.

Por ka një “por”: ushtrimet shumë intensive afër orës së gjumit mund të rrisin temperaturën e trupit dhe të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë më të vështirë relaksimin.

Pra, cili është përfundimi?

Ekspertët bien dakord për një gjë, nuk ka një diferencë të madhe mes mëngjesit dhe mbrëmjes kur bëhet fjalë për cilësinë e gjumit.

Ajo që ka më shumë rëndësi është:

-të jeni të qëndrueshëm

-të zgjidhni një orar që i përshtatet stilit tuaj të jetesës

-të bëni rreth 150 minuta aktivitet fizik në javë

Në fund, sekreti nuk është kur ushtroheni… por që ta bëni rregullisht.