Celebrities Gossip Showbiz

“Kur të dalim do e sqarojmë këtë gjë tjetërkund”, vazhdon debati mes Einxhel dhe Donald!

Mbrëmjen e të martës në “Big Brother VIP” ka ndodhur një debat midis Einxhel dhe Donaldit i cili agravoi shumë. Shkaku duket se ishte një situatë e ndodhur që nga jashtë mes dyshes, por që as njëri as tjetri nuk e kishte zbuluar shkakun e vërtetë, apo versionin e tyre të historisë, duke e lënë gjithnjë pezull si diskutim. Kjo deri atë mbrëmje.

Gjithçka nisi nga një klip ku Einxhel u shpreh se Donaldi dhe Romeo janë bërë të famshëm vetëm prej ish-të dashurave të tyre. Më pas Donaldi tregoi se Einxhel nuk ishte aspak korrekte në punë gjatë kohës që bashkëpunonin. Einxhel tregoi se gjatë kohës që kishte punuar me Donaldin dhe vëllain e tij, Romeon, ata nuk ishin treguar korrektë në punë, duke e lënë të presë më orë të tëra, e duke mos e paguar.

Mbrëmjen e kaluar pas spektaklit live, një tjetër debat me tone mjaft të ashpra ndodhi sërish mes tyre, ku madje Einxhel u shpreh se Donaldi duhet ta fitojë çmimin e madh që të paguajë borxhet që ju ka njerëzve. Mirëpo, debati mes tyre vazhdoi dhe pas Prime-t sërish me tone shumë të ashpra.

Einxhel: Pse çfarë fola unë për ty?

Donaldi: Për mua? Që unë nuk di të lexoj.

Einxhel: Por nuk di të lexosh, është e vërtetë. Nuk di të lexosh se unë të kam parë kur lexon zarfin kur vjen. Kalon nga shtatë fjalë se nuk i lexon.

Donaldi: Çdo gjë ti e justifikon.

Einxhel: Unë asnjëherë nuk të hodha poshtë talentin ty djalë i dashur. Unë thashë je ti personi jo korrekt, personi që më ke mashtruar dhe personi që je treguar super hipokrit, që ke shkuar dhe ke bërë antireklamë për mua edhe pse unë nuk kam pasur asnjë faj në të gjithë atë histori. Dhe kur të dalim do e sqarojmë këtë gjë tjetërkund, me fakte dhe dëshmitarë. Pa pasur nevojë që të përmenden njerëz të tjerë këtu.

https://www.instagram.com/tv/CZlzxZVFnzZ/?utm_source=ig_web_copy_link

Jo vetëm me Donaldin, por Einxhel gjithashtu pati një debat edhe me Monikën. Madje kjo e fundit e ka akuzuar Einxhel se e ka hapur këtë temë për t’i lënë ‘damkën’ Donaldit.