Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“Kurorëzojnë” dashurinë e tyre me një puthje mjaft romantike Kiara Tito dhe Luiz Ejlli!

“Big Brother VIP” është një program televiziv në të cilën një grup konkurrentësh të famshëm, të referuar si banorë, jetojnë të izoluar nga bota e jashtme në një shtëpi të ndërtuar posaçërisht për ta, vazhdimisht nën mbikëqyrje video. Ky “reality show” zhvillon edicionin e tij të dytë në Shqipëri dhe personazhet pjesëmarrës kanë arritur të tërheqin vëmendjen e publikut, që në datën e nisjes më 24 dhjetor të vitit që lamë pas. Përballimi i dinamikave të ngjarjeve, shfaqja e një personaliteti njerëzor dhe krijimi i situatave komike janë ato çka vlerësohen më shumë në këtë lojë.

Dy nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP” janë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, që ka bërë publikun të afeksionohet pas historisë së tyre. Luizi ka shprehur shumë herë pëlqimin e tij ndaj moderatores Kiara Tito, por nga kjo e fundit nuk i kishte dhënë shumë “shpresë” në fillim duke e injoruar dhe duke mbajtur distancë me të. Megjithëse Luizi vazhdonte të tregonte kujdes ndaj saj, Kiara dita-ditës filloi që të qëndronte në shumë pranë tij.

Më në fund para pak minutash, puthja e ‘famshme’ që po bëheshin prova me ditë të tëra u realizua me sukses. Dyshja gjatë një dasme të zhvilluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” vendosën që dashurinë e tyre ta finalizonin me një puthje mjaft romantike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)