Celebrities Film & Tv Showbiz

Të gjithë banorët kundër Luizit por jo ai, Bjordi e këshillon këngëtarin në lidhje me sjelljet e tij ndaj vajzave!

Në qendër të vëmendjes, që nga data e nisjes dhe deri tani, mbetet të jetë shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku ngjarjet e krijuara në “Big Brother VIP Albania” po përflitet kudo. Ngjarjet dhe polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili prej tyre ka zgjedhur të tregojë personalitetin, historitë personale dhe botën e tyre profesionale. Me historitë e tyre, ata janë kthyer në protagonistë të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë.

Ardhja e banorit të ri, Bjordi Mezini, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, të cilët kanë qenë mbështetësit e tij, që në pjesëmarrjen si banor në një ndër edicionet më të ndjekura të “Big Brother Albania” në vitin 2009. Edhe pse shumë banorë kanë zgjedhur të distancohen nga këngëtari Luiz Ejlli, duket se Bjordi ka zgjedhur të qëndrojë pranë tij dhe shpesh ta këshillojë atë në lidhje me veprimet e tij në shtëpi, kryesisht ndaj marrëdhënies që ai ka krijuar me Kiara Titon. Në bisedën e tyre të fundit teksa gatuanin, ata kanë diskutuar:

Bjordi: Po të ndjekësh disa këshilla do t’i çmendësh vajzat. Vajzat merren nga stomaku, jo nga ato patatet që ke bërë ti.

Luiz: E di që e pëlqejnë, por nuk e kam shumë me terezi.

Bjordi (duke gatuar): E di çfarë do të bëjmë? Do t’i themi që e ke bërë ti. Ia them unë.

Luiz: Nëse ti ma bën këtë nder mua, i bie që unë të mos nominoj kurrë ty.

Bjordi: Nuk më kushton asgjë. Më nomino sa herë të duash!

Luizi ka shprehur shumë herë pëlqimin e tij ndaj moderatores Kiara Tito, por nga kjo e fundit nuk i ka dhënë shumë “shpresë” duke e injoruar dhe duke mbajtur distancë me të. Nga ana tjetër, pas përfundimit të ‘Prime’-t të “Big Brother VIP 2” mbrëmjen e së shtunës, artisti Butrint Imeri, i cili është ish-partneri i moderatores, ka postuar në InstaStory një foto të saj. Krahas fotos ai ka vendosur edhe një kurorë, duke e cilësuar kështu si një mbretëreshë. Por çfarë pritet të ndodhë tani?!