Celebrities Gossip Showbiz

“Kush është ajo femër që s’ka bërë ‘namin’ pas një zënke?”, Melisa dhe Andi ribashkohen!

Duket se dramat në lidhjen e Melisës dhe Andit nuk kanë të ndalur. Pak pasi Melisa bëri “namin” në rrjete sociale, ku tregoi se i kishte dhënë fund lidhjes së saj, ish- konkurrentja e “Për’puthen” është ribashkuar sërish. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi të Andit dhe krahas saj shkruan:

Hë me mo se kush është ajo femër që s’ka bërë ‘namin’ pas një zënke. Ndjesë, por jemi bashkë përgjithmonë.

Kjo story është ripostuar nga Andi, i cili shkruan:

Çdo lidhje ka ulje ngritjet e veta, thjesht uroj mbas këtyre të këqijave të kemi vetëm të mira.

Muajin e kaluar, u përfol për një ndarje të mundshme mes Melisës dhe Andit dhe sërish shkaktari ishte një postim i Melisës në Instagram. Asokohe, thashethemet që qarkulluan nuk ishin të vërteta dhe Melisa reagoi ashpër në rrjete sociale.